Regjistrimet

KUSHTET PËR ARSIMIN FILLOR ARSIMIN E MESËM 2021/2022




Dorëzimi i dokumenteve për regjistrim në arsimin fillor të muzikës dhe baletit për vitin akademik 2021/2022:
01.05.-10.06.2021


Lexoni me kujdes kushtet dhe zgjidhni aplikacionin e duhur elektronik sipas moshës së nxënës. Kur plotësoni aplikacionin elektronik, do t'ju kërkohet të identifikoheni me një adresë aktive të gmail (email) përmes së cilës do të bashkëngjitni dokumentet për regjistrim në formë elektronike. Emajli përmes të cilit plotësoni aplikacionin do të përdoret për komunikim të mëtejshëm.
Udhëzimet për plotësimin e aplikimit elektronik KETU.

ULËT TË MUZIKËS 9 VJEÇARE:

VIOLINË, VIOLË, VIOLONÇELO, PIANO

Nxënës të cilët në shkollimin e rregullt në shkollën fillore amë vitin e ardhshëm shkollor do të jenë klasa e I, II ose III.

Fletparaqitja mbushet ne menyre elektronike (online) KETU

 

 

DREJTPËRSËDREJTI NË KLASËN E II (DYTË)

Në klasën e dytë nëntëvjeçare pranë shkollës së ultë të muzikës mundet të regjistrohen nxënësit të cilët kanë ndjekur mësim të rregullt në shkollën e tyre amë dhe vitin e ardhshëm do të jenë e II, III dhe kl.IV por paraprakisht ti nënshtrohen provimit për solfexho sipas programit të paraparë për klasën e parë (të kendojnë ushtrim melodik sipas notave).
Fletparaqitja mbushet ne menyre elektronike (online) KETU

DREJTPËRSËDREJTI NË KLASËN. III ( E TRETË )

Nxënësit të cilët në shkollën e tyre amë (fillore vitin e ardhshëm shkollor do të jenë klasa e III ose e IV dhe kanë njohuri nga solfexho, luajnë në njërën prej instrumenteve të lartë përmendura munden drejtpërsëdrejti të regjistrohen në klasën e III, por paraprakisht duhet ti nënshtrohen provimit për solfexho dhe instrument sipas plan programit të klasës së dytë. Për këtë qëllim nxënësit do ti nënshtrohen provimit për instrumentin adekuat dhe materialit të paraparë sipas plan programit të klasës së dyte dhe provim për solfexho nga materiali i cili është mësuar në klasën e dytë.

Fletparaqitja mbushet ne menyre elektronike (online) KETU


ULËT TË MUZIKËS 6 VJEÇARE:

KITARË KLASIKE, KLARINETË, SAKSAFON, FLAUTË, OBOE, TRUMPETË, KORNA, INSTRUMENTET ME TË GODITUR, HARMONIKË

Nxënës të cilët në shkollimin e rregullt në shkollën fillore amë vitin e ardhshëm shkollor do të jenë klasa e IV, V ose VI.

Fletparaqitja mbushet ne menyre elektronike (online) KETU

 

 

DREJTPËRSËDREJTI NË KLASËN E II (DYTË)

Në klasën e II gjashtëvjeçare të shkollës së ultë të muzikës mundet të regjistrohen nxënësit të cilët pranë shkollës së tyre amë vitin e ardhshëm shkollor do të jenë klasa e V ose kl. VI, por paraprakisht do ti nënshtrohen provimit pranues nga solfexho sipas planë programit të paraparë për klasën e parë (të këndojnë ushtrim melodik sipas notave).
Fletparaqitja mbushet ne menyre elektronike (online) KETU

DREJTPËRSËDREJTI NË KLASËN. III ( E TRETË )

Nxënësit të cilët në shkollën e tyre fillore amë rregullisht kanë ndjek mësimin dhe do të jenë klasa e VI, dhe kanë njohuri nga solfexho dhe luajnë në njërën nga instrumentet e lartë permendura, mundet drejtëpërsëdrejti të regjistrohen në klasën e tretë, por paraprakisht duhet ti nënshtrohen provimit për solfexho dhe instrumentin sipas planit të paraparë për klasën e dytë. Për këtë qëllim nxënësit do ti nënshtrohen provimit për instrumentin adekuat dhe materialit të paraparë për klasën e dytë dhe dhënia e provimit për solfexho nga materiali i cili është mësuar në klasën e dytë.
Fletparaqitja mbushet ne menyre elektronike (online) KETU

 

ULËT TË MUZIKËS 3 VJEÇARE:

KONTRABAS, TROMBON, FAGOT, SOLO-KËNDIM

           

Nxënës të cilët në shkollimin e rregullt në shkollën fillore amë vitin e ardhshëm shkollor do të jenë klasa e VII, VIII ose IX.

Fletparaqitja mbushet ne menyre elektronike (online) KETU

 


SHKOLLËN FILLORE TË BALETIT NË KLASËN E PARË 6 VJEÇARE:

Në klasën e I në shkollën fillore të baletit mund të regjistrohen nxënësit të cilët në shkollën amë vitin e ardhshëm shkollorë do të jenë në klasë të IV, V ose VI.
Direkt në klasën e II në shkollën fillore 6 vjeçare - Nxënësit të cilët në mësimin e rregullt në shkollën amë, vitin e ardhshëm do të jenë klasa e V ose VI, ndërsa kanë dije elementare nga lënda e baletit klasik dhe predispozita fizike për të njejtin, munden direkt të regjistrohen në klasën e dytë, por me kalimin e provimeve nga lëndët sipas programit mësimor për klasën e parë.


Fletparaqitja mbushet ne menyre elektronike (online) KETU


 

Dokumunetet e nevojshme

  • Fletëparaqitje për regjstrimin;
Në ditën kur mbahet provimi pranues duhet që të dorëzohen te komisioni këto dokumente:
  • 1. Fotokopje nga çertifikata e lindjes së nxënësit;
  • 2. Vërtetim të rregullsisë nga shkolla amë ku mëson nxënësi ose nga viti i ardhshëm shkollor ku do të regjistrohet në klasën e parë (në ditën e dhënies së provimit);
  • Vërtetim mjekësore nga mjekësia sportive (më duhet kjo për balet);


Informata të rëndësishme:

• Në klasën e I (parë) nuk do të kemi mundësi që ti regjistrojmë të gjithë nxënësit që do të paraqiten, por do të regjistrohen vetëm ata që e kalojnë me sukses provimin pranues.

• Në shkollën e ultë të muzikës klasa e I (parë) është selektive dhe në klasë të dytë do të vazhdojnë vetëm ato nxënës të cilët me sukses do e kalojnë provimin në fund të vitit shkollorë.

• Orarin mësimorë nuk kemi mundësi që ta përshtatim secilit nxënës veçmas, prandaj ju lusim që ju ti përshtatni të gjitha aktivitet jasht shkollore me orarin e shkollës tonë i cili do të shpallet në fillim të vitit shkollorë.

NË PROVIM PRANUES PËR ARSIM FILLOR MUZIKOR TREVJEÇAR, GJASHTËVJEÇAR DHE NËNTËVJEÇAR TE KANDIDATËT KONROLLOHET MUZIKALITETI I TYRE NËPËRMJET:
(intonacionit, memorjes muzikore, ritmit)

NË PROVIMIN PRANUES TË SHKOLLËS FILLORE TË BALETIT KONTROLLOHEN AFTËSITË E KANDIDATIT
(kërcim, muzikaliteti, predispozitat fitike)


ORARI PËR PROVIMIN PRANUES DO TË JETË I SHPALLUR NË WEB-FAQEN E SHKOLLËS PAS MBARIMIT TË TERMINIT TË PARAPARË PËR DORËZIM TË FLETËPARAQITJEVE.

SHKOLLA NUK DO TË JETË NË MUNDËSI QË TË JU INFORMON PËR DATË DHE TERMININ E PROVIMIT PRANUES..

PËR KËTË ARSYE JU LUSIM QË TË GJITH JU QË DO TË DORËZONI FLETËPARAQITJE, KËTË INFORMATË TA SIGURONI VETË NË WEB-FAQEN TONË.



УСЛОВИ ЗА УПИС ВО СРЕДНО ОБРАЗОВАНИЕ